KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Luveda Dardha jep sqarime për kriterin e pasurisë

0
484
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Një hua e marrë nga prindërit dhe që nuk mundi të justifikonte ka penalizuar gjyqtaren e Shkodrës, Luveda Dardha. Ditën e djeshme Dardha është paraqitur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vërtetuar pastërtinë e figurës së saj, por gjatë zhvillimit të seancës ajo nuk ka justifikuar dot burimin e krijimit të një huaje të dhënë nga prindërit, për shlyerjen e një pjese të çmimit të një apartamenti. Gjatë fjalës së saj, Dardha deklaroi se e ka të pamundur të vërtetojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e përfituara nga aktiviteti ambulant i tyre, para afro tre dekadash. Çështja e huasë ka të bëjë me shumën 36 mijë euro, që ka shërbyer për pagesën e një prej kësteve të apartamentit, të cilin ajo dhe bashkëshorti e kanë blerë në Tiranë në vitin 2016 kundrejt çmimit 80 mijë euro. Sipas KPK, shpjegimi i gjykatëses për këtë rast nuk qëndron, sepse nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2012-2016, duke mos u përfshirë vlera 36 mijë euro e dhënë hua nga prindërit për blerjen e apartamentit, ajo ka rezultuar balancë negative në shumën rreth 4 milionë lekë, që është e pajustifikueshme. Dardhës iu gjetën probleme edhe në kriterin e profesionalizmit, ku akuzohet se ka liruar kundra rregullave një të dënuar me 6 vite burg. Gjithashtu, KPK shpalli dje vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli. Ai nuk mundi të justifikojë një shtëpi dykatëshe truall dhe një apartament në Elbasan, si dhe një apartament tjetër në Tiranë. Kullolli nuk arriti të justifikojë as krijimin e një gjendje cash në vitin 2014 dhe për shkollimin e fëmijëve në universitete në Francë dhe Itali në vitet 2015-2016. Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga KPK, Kullolli ka rezultuar në pamundësi për të justifikuar një shumë totale 37 milionë e 555 mijë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here