Plas sherri në Vlorë, ka të plagosur. Policia zbardh detajet

0
237

Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se në Vlorë ka ndodhur një sherr mes dy familjeve. Sipas burimeve janë konfliktuar baballarët dhe djemtë e tyre, ku situata është përshkallëzuar dhe ka të plagosur.

Reagimi i Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here