“Na rrihte mua dhe vëllain e vogël”/ Vajza e Dhurata Saliajt bën rrëfimin tronditës: Mami iu dërgonte mesazhe disa personave ‘të dua, kur do takohemi’! mori në telefon gjyshen dhe e kërcënoi…

0
243

Vajza e Dhurata Saliajt dhe 41-vjeçarit Kudret Saliajt, F.Saliaj ka treguar para gjykatës tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarjes së prindërve. E mitura është shprehur para togave të zeza, shenjat e dhunës në trup që janë konfirmuar edhe nga prokuroria, ndërsa ka rrëfyer kërcënimet e herëpashershme që Dhurata, tashmë e arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje, iu bënte fëmijëve dhe gjyshes së tyre, (nënës së Kudretit), Saqine Saliajt.

E bija konfirmon akuzën se Dhurata Saliaj e kishte tradhtuar Kudretin dhe ky është shkaku kryesor i ndarjes.

“Mami na rrihte mua dhe vëllain e vogël. Mami ka rreth 3 muaj që vetëm na godet dhe na qëllon. Ajo mori në telefon gjyshen dhe e kërcënoi. I tha do t’ju vë njerëz mbrapa që tu vrasin. Mami na thoshte do t’ju mbyt me litar. Kisha parë disa mesazhe të mamit ndaj na kërcënonte. Ajo iu thoshte disa personave me mesazhe ‘të dua, kur do të takohemi. Na tha do t’ju hedh nga ballkoni po i treguat babit’.-është shprehur e mitura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here