Mos harroni çadrat/ Java nis me vranësira dhe mot të paqëndrueshëm, ja sa do të shkojnë temperaturat. Lajda Porja jep parashikimin për ditët në vijim

0
222

Gjatë gjithë javës moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me kohë të shkurtër në orët e mesditës, sipas Meteoalb.

Temperaturat e ajrit nuk do të kalojnë 24°C. Ndërkohë mëngjeset do të  janë relativisht të freskëta. Në të gjithë zonën malore temperaturat do të jenë  9 dhe 10°C në fundjavë.

Metorologia Lajda Porja, thotë për emision Ditë e Re, se mesi i javës sjell rritje të temperaturave,  ndërkohë e premtja dhe fundjava sjell  një freskim të motit.  Në fundjavë temperaturat zbresin në 28°C.

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë kësaj jave. Çadra duhet të jetë patjetër me vete. Do kemi vranësira që do të gjenerojnë reshje në një kohë të caktuar. Sot edhe nesër  moti mbetet i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Mundësia për reshje më të pakta do të jetë vija bregdetare dhe zonat e ulëta.

Ndërkohë e gjithë zona malore, lindore mbetet e rrezikuar nga rebeshe të shkurtra të shiut.

Mesi i javës sjell kthjellime të dukshme, ndërkohë e premtja dhe fundjava do të ketë mundësi reshjesh, e gjithë zona malore mbetet e rrezikuar nga rebeshe të shkurtra shiu. Herë pas here do të ketë edhe shkarkesa elektrike.

Zona e ulët do të ketë pjesërisht reshje me të pakta. Ndërsa në vijën bregdetare mundësia për reshje është zero për këtë fundjavë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here