Google search engine
Home Aktualitet Tronditi qytetin e Vlorës/ Zbardhet momenti i atentatit ndaj Edison Begajt, autori...

Tronditi qytetin e Vlorës/ Zbardhet momenti i atentatit ndaj Edison Begajt, autori i veshur si polic qëlloi nga afër në sytë e fëmijës së mitur

0
304

Sigurohen pamjet nga momenti i atentatit ndaj Edison Begajt në Vlorë. Begaj shihet teksa ndodhet para banesës së tij në rrugën e jashtme, ndërsa autori qëndron vetëm pak metra larg tij.

Mësohet se autori i atentatit ka qenë i veshur me uniformë policie dhe e ka qëlluar në befasi 38-vjeçarin Edison Begaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 maj ku Begaj mbeti i plagosur me 4 plumba.

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip “Jeep” që posedohej nga Edison Begaj.

Tronditi qytetin e Vlorës/ Zbardhet momenti i atentatit ndaj Edison

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here