Google search engine
Home Politike Drejtesi Merret zyrtarisht e pandehur ish-kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, zbardhen akuzat...

Merret zyrtarisht e pandehur ish-kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, zbardhen akuzat e SPAK ndaj ish zyrtares së lartë

0
273

Ish kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami në gjyq për prishjen e dy objekteve të ligjshme. GJKKO ka thirrur për të dëshmuar ish kryebashkiaken e Gjirokastrës dhe është marrë zyrtarisht e pandehur.

Është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme të GJKKO-së seanca paraprake ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, e cila akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK. Sipas organit më të lartë të akuzës, Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

“SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane”, bëjnë me dije burimet .

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”.

Rami do të gjykohet me proces të shkurtuar, ndërsa është marrë zyrtarisht e pandehur.

Merret zyrtarisht e pandehur ish-kryetarja e Bashkisë së këtij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here