“SPAK është nën kontrollin e Ambasadës Amerikane”/ Llalla del me akuzën e fortë: Kam parë me sytë e mi se si gjyqtarja mbante sytë nga në çift në sallë

1
418

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë i dënuar për korrupsion është shprehur i bindur se SPAK është nën ndikimin e Ambasadës Amerikane.

Pyetje:Ju thoni se po drejtoheni padrejtësisht dhe me presionin Ambasadës, a është SPAKU nën ndikim e Ambasadës Amerikane?

Llalla: Po!

Pyetje : Jeni i bindur për këtë?

Llalla: Jam i bindur që gjërat e bëra publike dhe seancat e mija ndiqeshin nga përfaqësuesit të ambasadës dhe gjyqtarja gjithë kohës mbante një kontakt vizual me një çift që ndodhej në sallë dhe mesa duket merrte aprovimet nëse do të miratoni një veprim të caktuar duket qartë ndikimi i tyre në sallën e gjyqit.

1 COMMENT

  1. Shume mire o llalla, se ndryshe nuk denohen dot kriminelet dhe hajdutet si berisha dhe ti. Une mendoj se duhet akoma me fort ambasada amerikane te ushtroj presion per pastrimin e drejtesise tone, drejtesise qe drejtove ti e soji yt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here