Lajm i mire dhe per shqiptaret/Komisioni Evropian bën kërkesën e rëndësisishme

0
292

Komisioni Evropian ka dhënë një lajm të mirë . KE u ka propozuar të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.

E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin.

Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.

Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo karantina. Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe e lehtë, do të kërkohet karantinë deri në momentin që do të ketë një test negativ.

Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.

Komisioni Evropian para disa ditësh arriti një marrëveshje me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19.

Me këto dokumente do të dëshmohet se personi është vaksinuar, ose se e ka kaluar këtë sëmundje, ose se e ka rezultatin e testit ndaj virusit COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here