U gjet i pajetë në Vlorë, brenda në makinë! Zbardhet kush është 45-vjeçari vëllai i ish- gjyqtarit të njohur

0
211

Një person është gjetur i pajetë brenda një makine tek zona e njohur si ‘Kapelja’. Personi kishte dy ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.  Nga informacionet paraprake dyshohet se personi ka vdekur,  për shkaqe natyrale. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Eltion Lazaj.

“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

45-vjeçari që u gjet i vdekur sot në makinën e tij në Vlorë, është vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj. Lazaj ka qenë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe është shkarkuar nga të dy shkallët e vettingut. Artan Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit, por që nuk iu pranua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here