ZYRTARE/ Allegri rikthehet tek Juventus, zbulon çfarë mund të ndodhë me CR7

0
190

Së bashku me stafin drejtues, me presidentin Agenlli dhe Nedved kanë nisur punën për të projektuar sezonin e ri. Tekniku livorian ka bërë dy kërkesat e para, rinovimin e Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala. Kapiteni është në skadencë të kontratës por dëshira e Allegrit është që të rinovojë menjëherë pas përfundimit të “Euro2020”, të paktën edhe për një tjetër vit.Ad by Valueimpression

Një tjetër lojtarë në qendër të projektit të tij është edhe Paolo Dybala. Argjentinasi ka qenë shpesh me një këmbë jashtë Torinos por me Allegri në stol diskutimi është ndryshe, palët do të ulën edhe një herë në tavolinë për të vijuar proceduarat për rinovimin e kontratës. Pavarësisht dëshirës së trajnerit, nëse kërkesat e argjentinasit do të vijojnë të jenë shumë të larta, të papërballueshme nga Juve, atëherë edhe Dybala mund të largohet, ky është viti i duhur për ti ndarë gjërat pasi në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. I ndryshëm është diskutimi për C.Ronaldo, Allegri po mendon një Juventus të ri pa CR7 në formacion. Portugezi pritet të largohet ndërsa hipoteza më e mundshme është të përfshihet në ndonjë shkëmbim lojtarësh me PSG apo Man.United dy klube që kërkojnë shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here