“Unë vdes për këngët e tua”, Eli Fara rrëfen takimin e veçantë me Adem Jasharin në Amerikë

0
322

Këngëtarja Eli Fara ka treguar për takimin që ka pasur me heroin e luftës së Kosovës, Adem Jasharin

“Kur kam shkuar në ’96 për herë të parë në Amerikë më ka ndodhur diçka. Ishim me kontrata pune do këndoja në një restorant dhe më thanë se sot ka ardhur një adhurues i flaktë i joti. Më thanë se quhej Jashar dhe ishte në tavolinë të parë. Më thotë mua dua të dëgjoj elegjinë e Enver Hoxhës dhe e kam kënduar në ‘85 menjëherë pas vdekjes dhe ka qenë një këngë shumë e bukur. Më tregojnë se Jashari ka qenë në burg për kohën, sistemin e komunizmit dhe them ‘Jashari ka qenë në burg dhe kërkon elegjinë e Enver Hoxhës?’ Afrohem dhe më thotë unë vdes për këngët e tua dhe kur isha në burg u transmetua kënga dhe aq më ka pëlqyer tha sa kam thënë ‘të mos kish qenë për atë do kisha qarë një muaj’. Vetëm për këtë fjalë që thash tha më futën në qeli 40 ditë. I ka pëlqyer muzika, strofa, vaji. Tani këndoje tha po hiqe atë strofën që ishte emri i tij. Pastaj e takoj më vonë dhe më thotë kam bërë 7 aksidente dhe të 7 kanë qenë me CD tënde në makinë,”-tregoi Eli Fara e ftuar në emisionin “E diell”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here