Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai tha se pas vendimit për shpalljen “non grata” nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.
“Ky është një skenar politik i montuar me lobim nga Edi Rama dhe George Soros. Dhe për këtë unë kisha bindjen absolute. Fatmirësisht, deklarata e zëdhënësit të DASH dje ndriçoi një hap të rëndësishëm, ndriçimin e burimeve nga janë marrë të dhënat. Dhe çfarë doli? Burimet ishin NGO lokale, rajonale, ndërkombëtare të gjitha të Sorosit, të gjitha paratë e Sorosit kundër Sali Berishës. Ishin mediat e sponsorizuara nga Soros dhe ishin Edi Rama direkt hetimi qeveritar antikorrupsion. Në këtë deklaratë, Edi Rama del qartësisht si person direkt i përfshirë por pa asnjë diskutim në të gjitha ato që thuhet deklarata nënkuptohet George Soros, multimiliarderi për të cilin unë kam shprehur gjithë mendimet e mia si në Parlamentin shqiptar, si në mediat sociale ashtu dhe në takime ndërkombëtare. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë. Në ditët në vazhdim unë do informoj shqiptarët se cilat kanë qenë përpjekjet në vite kundër Sali Berishës të George Sorosit”, tha Berisha.










































