Google search engine
Home Bota Gjermania fut Mbretërinë e Bashkuar në “listën e zezë”, mbyll të gjitha...

Gjermania fut Mbretërinë e Bashkuar në “listën e zezë”, mbyll të gjitha udhëtimet me të

0
269

Gjermania e ka klasifikuar Mbretërinë E Bashkuar si një “zonë shqetësuese” të varianteve të reja të Covid-19. Për këtë arsye qeveria ka ndaluar të gjitha udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar, përveç atyre thelbësore.

Këto masa priten të hynë në fuqi ditën e diel. Sipas Ambasadës gjermane në Mbretërinë e Bashkuar u tha se ky vendim është marrë për shkak të “shpërthimit” të rasteve të reja të Covid-19 siç është varianti indian.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe ambasadori Andreas Michaelis, i cili tha se vendimi u mor pasi u analizuan të gjithë statistikat.

Qytetarë nga Mbretëria e Bashkuar që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të lejohen vetëm për një arsye thelbësore.

Ata do të lejohen të paraqesin një test negativ dhe do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here