Google search engine
Home Politike Vazhdon rinumërimi në Berat, palët duhet të ‘mbajnë frymën’ se diferenca për...

Vazhdon rinumërimi në Berat, palët duhet të ‘mbajnë frymën’ se diferenca për mandatin është shumë i ngushtë/ Ja sa vota i duhen LSI për të kaluar në avantazh ndaj PS

0
223

Që prej orës 14:00 të ditës së sotme, KAS ka nisur të hapë kutitë për të numëruar edhe njëherë votat në qarkun e Beratit.

Nga 83 kuti të numëruara deri tani nga 114 që do ti nënshtrohen këtij procesi, diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. LSI në këto kuti ka rikuperuar 12 vota, duke iu afruar më shumë marrjes së mandatit.

Gjithsesi, palet duhet të “mbajnë frymën”, pasi mbeten për t’u numëruar edhe 31 kuti. Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here