Google search engine
Home Aktualitet Zhduket 25-vjeçari në Tiranë/Vellai: E lamë të takoheshim, policia thotë se është...

Zhduket 25-vjeçari në Tiranë/Vellai: E lamë të takoheshim, policia thotë se është marrë peng

0
222

Një 25-vjeçar nga Dibra është denoncuar i zhdukur prej tri ditësh në Tiranë. bëhet fjalë për të riun Ilir Naim Daka, me origjinë nga Dibra, i cili ka humbur kontaktet me familjarët dhe të dashurën e tij, me të cilën bashkëjetonte në kryeqytetit.

Denoncimi është bërë nga vëllai i tij, i cili thekson se telefonata e fundit me 25-vjeçarin është bërë në orën 19:00 të datës 17 maj, ku e kanë lënë që do të takoheshin, pasi të mbaronte punën nga Sheshi “Ëillson” në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Familjarët e të riut kanë kallëzuar në Policinë e Tiranës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe kërkojnë që shtet të nisë kërkimet më të detajuara. Ata kanë dyshime se djali i tyre mund të jetë marrë peng, pasi vetë Policia e Tiranës ka njoftuar se 25-vjeçari është marrë peng.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here