Pas vednimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen ‘non grada’ të ish presidentit të vendit dhe ish kryeministrit, Sali Berisha, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Sokol Balla.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Balla shkruan se Sali Berisha e humbi betejën me historinë dhe është pjesa më e shëmtuar e saj.
“Humbe edhe betejen me Historine. Te mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa me e shemtuar e saj. Ne fund nuk e bere dot pis Shqiperine. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani te lutem, ktheji dhe parate!” – shkruan Sokol Balla në Twitter.










































