Deputetët në Greqi dalin me kërkesën e rëndësishme për Shqipërinë

0
106

Deputetët e Demokracisë së Re të zonës së Follorinës dhe Kosturit, Janis Antoniadhis dhe Zisis Tsigalajas kanë kërkuar nga Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile të rishikohet vendimi për hapjen e doganës së Kristalopigjise( Kapshticës ), Tre Urave dhe të Qafë Botës.

Në një takim të sotëm mes tyre dhe Sekretarit të Mbrojtjes Civile thuhet  se është thënë që zv/ ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias ka urdhëruar që përveç Kakavijës, të gjitha doganat e tjera me Shqipërinë të mos hapen deri në 30 qershor.

Sipas TV shtetëror ERT që publikoi fotografinë me takimin përkatës te dy deputetëve të zonës, aktualisht nuk ka dritë jeshile nga ana e Mbrojtjes Civile për hapjen e Kapshticës as për punetorët shqiptarë, ndërsa në bisedën telefonike që kanë bërë dy deputetët me zv/ministrin i cili ndodhet në Rusi për vizitë,  ai ka premtuar se për hapjen e kufijve për qëllime tregtare dhe biznesi, do të shqyrtohet çështja në ditët në vijim, për kompanitë specifike dhe tregtarët, të cilët kanë aktivitet eksporti dhe licenca të veçanta.

Ndërkohë vazhdon përpjekja e deputetëve dhe e autoriteteve të zonës në takimet me zyrtarët e  Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, pasi ky shërbim nuk mundëson personel shtese për pikën e Kapshticës dhe për pikat e tjera dhe kjo cilësohet si një nga shkaqet që nuk hapen këto dogana.

Ndërsa thuhet që në doganën e vetme që do të vazhdojë të punoje, atë të Kakavijës, do të shtohet numri i personave që do të hyjnë çdo ditë dhe do të zgjatet orari edhe natën, personeli i kësaj dogane, doganierë dhe oficerë policie ka reaguar ndaj mos hapjes së pikave të tjera me Shqipërinë, pasi sipas tyre krijohet një ngarkesë e madhe për ta.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj