“Pamje alla El Chapo, Al Capone”, ish-drejtuesi i policisë flet për vrasjet e këtyre ditëve, kërkesë Ardi Veliut: Mos u merr me…

0
178

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka folur në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit, ku i ka cilësuar  ‘alla El Chapo’, produkt i një politike të çakorduar

“Rrugët e pështira të pista. Pamje alla El Chapo, Al Capone. Hetimet më të mëdha të krimeve në Shqipëri janë bërë nga mediat. Terror në mes të ditës. Unë s’e konsideroj atë lojë, e para është armëmbajtje pa leje. Të gjithë thonë që armët shiten lirë. Ata i paragjykoj nga portreti, kanë pamje kafshërore, të ngresh armën e të vrasësh shokun, është justifikim, policia të mbaj qëndrim. Kjo është alarm, e ndjej, s’bëj këtu gjithologun. Dua t’i them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të mos merret me dekorata. Drejtori policisë është një oficer, të drejtojë policinë vetë, në krye, ashtu siç kam bërë unë. I njoh rokadat, nuk japin asnjë frut. Me eksperiencat e botës së qytetëruar, një inspektor i thjeshtë duhet të jetë minimumi 5 vite në zonë. Vazhdon varianti i vjetër, me emërimet politike”, tha ish-drejtuesi i policisë”, u shpreh Havari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here