Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga vrasja me armë zjarri i 27-vjeçarit Mehmet Qema nga shoku i tij. Qema ka qenë një personazh i njohur për publikun.
Ai shpesh shoqërohej me reperë të njohur dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi.
Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 4 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve mendohet se është dhe autori, i cili ka qenë në tavolinë me viktimë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale pasi mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur sherr para krimit.








































