Vrasja tragjike e ndodhur në mes të Tiranës mbrëmjen e kaluar ku shoku i ngushtë ekzekutoi me një plumb në gjoks mikun e tij në lagjen “5 Maji” u zbulua aksidentalisht një tjetër aktivitet i jashtëliqshëm që lulëzon në vendin tonë.
Në ambientet e godinës ku u vra 27-vjeçari u gjet një makineri për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin.Një aktivitet ky i cili është denoncuar dhe kohë më parë nga ish-drejtori antikontrabandës Marian Laca.
Laca shkruan se serverat për prodhimin e Bitcoin futen ilegalisht përmes pikave doganore në vend përmes korrupsionit, ku klasifikohen më pas si server të thjeshtë.








































