Përshkallëzohen tensionet mes Jeruzalemit, në lidhje me këtë situatë ka reaguar Tirana zyrtare. Me anë të një postimi në rrjetin social, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.
Po ashtu, bëhet thirrje për ulje të tensioneve, gjë e cila do të ishte në të mirë të izraelitëve dhe të palestinezëve që jetojnë në këtë rajon.
“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.








































