Pasagjeri që ishte në makinë me biznesmenin Bledar Birçaj, të cilit iu bë atentat dje në Vlorë është punonjës policie. Mësohet se ai është identifikuar me iniciale G.Ç.
Polici arriti t’u shpëtoi atentatorëve duke dalë nga makina në momentin e ngjarjes dhe u fsheh në garazh derisa ata u larguan. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se kanë qenë të papërgatitur për sulmin në momentin kur autorët u kanë bërë pritë, si dhe ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të viktimës.
“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.







































