TKOB: “Grand Gala De La Zarzuela”, një nga shfaqjet më të suksesshme

0
62

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit prezantoi në 6 maj të vitit 2017 për publikun shqiptar një kolanë projektesh skenike, e cila nisi me premierën absolute të “Grand Gala De La Zarzuela”. TKOB shprehet se ishte një koncert me repertorin e këngëve më të bukura spanjolle të zarzuela-ve. “Në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Tiranë, ky koncert hapi ciklin e koncerteve me repertoret nacionale të vendeve të ndryshme, në bashkëpunim me trupin diplomatik në Shqipëri. “Grand Gala De La Zarzuela” ishte një nga shfaqjet më të suksesshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një interes tepër të madh nga publiku shqiptar, i cili e ktheu këtë shfaqje në një nga më të shiturat e 4 viteve të fundit. Ky projekt vijoi edhe në vitin 2018 me edicionin e dytë të tij”, shkruan institucioni në Facebook. “Grand Gala De La Zarzuela” në 2017 solli në skenë orkestrën, korin, solistët dhe artistë nga trupa e baletit për një shfaqje ndryshe, me dirigjentin e ftuar nga Spanja, Ricardo Casero. Në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse publiku pati mundësinë të ndjekë një krijimtari të pasur muzikore, që u shoqërua edhe me pjesë koreografike të përgatitura nga artistët e baletit. Solistët Vikena Kamencia, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Ramona Tullumani dhe Simona Karafili ishin në skenë, ku kori u drejtua nga dirigjenti Dritan Lumshi. Xhino Daja shoqëroi në trombë mbrëmjen muzikore. Në posterin e shfaqjes spikasnin emrat e solistëve të “Grand Gala De La Zarzuela”, që ishin Ledia Sulaj, Ervis Nallbani, Isida Mollaymeri, Rovena Shqevi dhe Dion Gjinika. E pyetur atë vit rreth kësaj mbrëmjeje, solistja e njohur e baletit Ledia Sulaj tregoi se ishte e veçantë, sepse merrnin pjesë dhe solistët e baleti. “Kjo shfaqje është nën magjinë e zarzuelave, nën energjinë dhe vitalitetin e nxehtë spanjoll. Orkestrës së plotë iu bashkuan solistët e operës, si dhe e veçanta është se këtë herë u përfshinë dhe disa prej solistëve të baletit, ku i ftuar special ishte dirigjenti i njohur Ricardo Casero”, u shpreh solistja Ledia Sulaj. Për solisten e njohur të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit programi koncertit ishte i larmishëm.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj