Ekzekutohet biznesmeni i njohur, mediat greke zbulojnë lidhjen që kishte me trafikantët shqiptarë të armëve

0
247

Mesditën e sotme ka mbetur i vrarë sipërmarrësi grek Dimi Korfiati, i njohur në ishullin Zakynthos, Greqi. Mediat vendase shkruajnë se biznesmeni disa muaj më parë i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja. Sipas asaj që është bërë e njohur, biznesmeni kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Ndërsa ai ishte brenda, një burrë i panjohur u shfaq jashtë zyrës dhe filloi të shtinte me armë jashtë dritares së zyrës drejt Korfiatit, ky i fundit humbi jetën ndërsa mbeti i plagosur një nga pronarët e zyrës.

Biznesmeni 54-vjeçar zotëronte një hotel dhe një anije turistike “nëndetëse” në zonën e Laganas dhe u dënua disa vjet më parë nga Gjykata e Apelit e Patras, pasi armë dhe materialet të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e kriminelëve shqiptarë të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në strehimin e tij. Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here