Google search engine
Home Politike Më i votuari në Gjirokastër/ Reagon Bledi Çuçi për herë të parë...

Më i votuari në Gjirokastër/ Reagon Bledi Çuçi për herë të parë pas rezultatit të thellë: Pa mbështetjen tuaj, fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë

0
304

Deputeti i konfirmuar në parlamentin e ardhshëm të vendit tonë, Bledi Çuçi, ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që e votuan në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në Facbook Çuçi ka postuar disa foto nga fushata, ndërsa thotë se pa mbështetjen e të rinjve “fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë”.

“Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes.  Faleminderit me zemër!” shkruan Çuçi.

Çuçi mori mandatin e deputetit në Gjirokastër, ku mundi të sigurojë 11932 vota, deputeti i PS me numrin më të lartë të votave në këtë qark.

Më i votuari në Gjirokastër, reagon Bledi Çuçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here