Quhet supa e Ramazanit/ Kjo është receta e duhur që duhet konsumuar me patjetër, pasi e gjithë familja do iu falenderoj

0
195

Kjo supë konsiderohet shumë e mirë të konsumohet gjatë Ramazanit. Supa tradicionale me domate Harira është bërë hit i pakontestueshëm në kuzhinën internacionale.

Përbërësit: 2 qepë (të grira imët), 1 lugë gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, fletë selinoje (të grira imët), ½ luge shafran, 1 konservë domate e zier, 800 ml ujë, 1 konservë qiqra (leblebi), 1 gotë e vogël brumi për supë, kripë, piper, ¾ e gotës ujë të ftohtë, ½ filxhan miell, 1 konservë e vogël me domate, 1 gotë koriandër e freskët dhe ½ gote majdanoz të freskët.

Përgatitja: Në një tenxhere të madhe shkrini gjalpin, shtoni vaj ulliri dhe në të marinoni qepën dhe selinon.

Shtoni domatet, ujin, shafranin, kripën dhe piperin. Lërini le të vlojnë, pastaj zvogëlojeni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa selinoja të zihet.

Shtoni brumin dhe qiqrat, përzieni mirë. Ndërkohë, në një enë të vogël treteni ¾ e ujit dhe ½ e gotës së miellit.

Shtoni pire të domates dhe përzieni mirë. Lërini pak të qëndrojnë. Kur brumi të jetë zier, qiteni përzierjen e miellit dhe domates në supë dhe përzieni derisa të vlojë. Zieni 2-3 minuta në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë herë pas here.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here