Rikonstruksioni i rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit – FSHZH njofton nisjen e punimeve që bashkon aksin Librazhd – Bulqizë

0
342

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ka nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit. Segmenti rrugor fillon nga fshati Zgosht (Njesia administrative Lunik), bashkia Librazhd dhe përfundon në fshatin Cerenec i Poshtëm (Njësia Administrative Gjoricë), bashkia Bulqizë. Rruga me gjatësi 47 kilometra është vazhdim i rrugës Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit me gjatësi totale 56,9 Km.

Afërsisht 13.5 km të rrugës kalojnë përgjatë kufirit perëndimor të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Njësitë Administrative përfituese janë: Gjoricë, Ostren, Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe Sterblevë, Lunik dhe Qendër të bashkisë Librazhd.

Në gjendjen e saj ekzistuese rruga konsiderohet se është e një standardi të papërshtatshëm për të mbajtur nivelet ekzistuese dhe të parashikuara të mjeteve të transportit dhe për të plotësuar kërkesat e sigurisë rrugore. Pjesë të rrugës janë dëmtuar së tepërmi nga rrjedhja e ujërave sipërfaqësore duke çuar në gërryerje të rënda të lokalizuara për shkak të gjendjes së keqe të sistemit të kullimit. Gjendja e keqe e rrugës kufizon lëvizjen e mjeteve të transportit dhe hyrje-daljet në qarqet Dibër dhe Elbasan, e cila nga ana e vet, po kufizon zhvillimin ekonomik brenda këtyre qarqeve.

Në këtë kuadër “Sistemim asfaltimi i rrugës Zgosht – Ura e Cerenecit” është një domosdoshmëri në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si pjesë e një arterie të rëndësishme rrugore nacionale, i cili lidh jo vetëm një rajon të gjerë me potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe turistik duke bërë të mundur lidhjen e të gjitha rajoneve Lindore të vendit, por gjithashtu lidh Korridorin 8-të me rrugën e Arbërit ndërmjet tyre”.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve:

për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike
për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.
përmirësim të qarkullimit ndërmjet Dibrës, Bulqizës e Librazhdit dhe qendrave të banuara në afërsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here