‘Zhduket’ nga lista e LSI-së profesori dhe ish deputeti i njohur i kësaj force politike, po me Briseida Shehajn çfarë ndodhi!

0
232

Ndërkohë që na ndajnë vetëm disa orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ është zbardhur lista e LSI-së.

Ajo çka bie në sy është fakti se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi garon në 3 qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Por, një tjetër detaji që u vu re është largimi nga listat e LSI profesori i njohur Shezai Rrokaj (Sezai Rokaj).

I zgjedhur deputet në vitin 2017, ai u detyrua të digjte mandatin për t’iu bindur vendimit të Kryemadhit dhe Bashës. Por mesa duket, Rrokaj është tërhequr nga ambiciet politike.

Në listat zyrtare të prezantuara sot nga Monika Kryemadhi bie në sy edhe kandidimi i Briseida Shehajt, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. 

Megjithatë, Shehaj mban numrin 36 në listën e Tiranës duke u renditur e fundit me zero shanse që të zgjidhet deputete.Ndërkohë lëvizje ka pasur edhe në Tiranë. Kryemadhi ka menduar që Petrit Vasili të renditet i treti, ndërsa Nora Malaj e teta. Në Durrës, LSI kandidon këshilltarët e Ilir Metës, Shemsi Prençin dhe Bahri Shaqirin.

Pjesa tjetër e listës së LSI mbetet kryesisht e panjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here