Shpallet fituesi i “Sanremo-s”, Ermal Meta mes 3 finalistëve, kush e rrëmbeu trofeun

    0
    252

    Ai ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.

    Votimi

    Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit.

    Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin.

    Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin. Përveç vendit të tretë finalist, shqiptari Ermal Meta fitoi edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mirë të këngës.

    Protesta

    Por ndërkohë që në teatrin Ariston mbahej Festivali i 71-të i Sanremo, një grup protestuesish prej rreth 30 personash kanë mbërritur në rrugën Matteoti përpara teatrit, por janë ndaluar menjëherë policia.

    Disa demonstrues mbanin maskat e protagonistëve të serialit të njohur “La Casa De Papel”, një simbol i revoltës kundër sistemit dhe rezistencës.

    “Duam vetëm punë”- ishin thirrjet e tyre në kor, teksa përmendnin emrin e Amadeus, i cili është prezantuesi i Festivalit të Sanremo.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here