“Njerëzit blejnë me lista”, Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim

0
262

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është takuar me banorë të Elbasanit ku tha se njerëzit në këtë qytet blejnë me lista.

Tregtarët e vegjël të ushqimoreve dhe fruta perimeve nuk shtojnë xhiron, por listat e borxheve, tha Bardhi.

“E vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi më 25 prill. Qeveria e PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet dhe do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur kështu konsumin dhe mirëqenien e tyre. Kudo banorët shprehen për nevojën për ndryshim dhe se kështu nuk mund te ecet më. Unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve.”- u shpreh Gazment Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here