“Më kërkoi t’i vija bombën″/ Zbardhet deklarata që fundosi të ”fortin” e Myslym Shyrit, ja për çfarë akuzohet

0
1042

Gjykata ka lënë në burg Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë. Mësohet se Cukali është zbuluar nga njëri prej kushërinjve që është penduar.

“Cukali më kërkoi t’i vija bombën Gjon Menës. Bombën na e solli vetë ai. Na premtoi 30 mijë euro dhe me dha vetëm dy mijë”, kështu pohoi nga salla e gjyqit Enver Jakimi.

Kujtojmë se dy kushërinjtë u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here