Kuvendi zgjedh tre anëtarët e Këshillit Drejtues në RTSH

0
234

Kuvendi ka zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas rrëzimit të emrit të Besnik Mustafaj dhe dy kandidaturave të tjera.

Petrit Ruka, Mevlan Shanaj dhe Ardita Reçi janë tre anëtarëte rinj të këtij institucioni. Ruka dhe Reçi morën nga 90 vota pro, ndërsa regjisori i njohur Shanaj mori 96 vota pro të deputetëve të Kuvendit

Parlamenti gjithashtu ka votuar për rrëzimin e presidentit Meta për rishqyrtimin e ligjit “Për prokurimin publik”. 86 deputetë votuan kundër, 11 abstenuan dhe 11 vota ishin pro.

Gjithashtu Parlamenti votoi për shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm Dick Marty mbi vërtetimin e akuzave për krime lufte ndaj UÇK-së. 89 deputetë votuan pro, 11 votuan kundër dnërsa 5 prej tyre abstenuan. Afati i këtij komisioni u shty për tre muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here