“E nderuar Vasilika Ruçi”, deputeti i pensionistëve ende nuk e di se kush e drejton Kuvendin

0
32

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Selami Jenisheri, deputeti dhe kryetari i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, ka rënë pre e gafave dhe lapsuseve.

Edhe këtë të hënë nuk i ka shpëtuar një ngatërrese. Teksa nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi, i dha fjalën, deputeti Selami Jenisheri ka ngatërruar identitetet e nënkryetares së Parlamentit Hysi me atë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, duke kryqëzuar emrin e të dyve.

Mbiemrin e Gramoz Ruçit ia ka bashkangjitur Vasilika Hysit, duke “e pagëzuar” Vasilika Ruçi.

“E nderuar zv/kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Ruçi”, ka thënë deputeti Jenisheri që në nisje të fjalës. Lapsusin e tij mesa duket nuk e kanë kapur as kolegët e Jenisherit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj