“Më i vogli 2 muajsh”, zv.ministrja Rakacolli tregon çfarë po ndodh me infektimet me Covid-19 tek fëmijët në Shqipëri

0
32

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka komentuar situatën me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Rakacollit, qeveria synon vaksinimin e të gjithë popullatës brenda 14 muajsh çka, sipas saj, do të ulte edhe infektimin.

“Skenari më optimist që ne duam të arrijmë është ai i vaksinimit të të gjithë popullsisë brenda 14 muajve. Sa më shumë veta vaksinohen aq më pak veta kanë mundësi të infektohen. Pra, procesi i vaksinimit, pavarësisht se mund të zgjasë, rezultatet në uljen e infektimit në popullsi do të ulet shumë”, u shpreh Rakacolli.

Më tej, zv.ministrja e Shëndetësisë foli edhe për infektimin te fëmijët. Sipas Rakacollit, ka një shtim të rasteve por fatmirësisht jo në nivele alarmante.

“Fillimisht fëmijët kanë qenë aspak të prekur ose shumë pak të prekur, ndërsa në këtë periudhë kemi vënë re një rritje, pavarësisht se shifrat nuk janë alarmante, të infektueshmërisë edhe te fëmijët. Mosha më e vogël që kemi patur ne ka qenë dy muaj. Kështu që është shtuar numrin edhe krahasim me më parë. Është shtuar edhe numri i fëmijëve që kanë nevojë për trajnim spitalor  por fatmirësisht shifrat mbeten akoma të ulta.  Gjithësesi nuk është ai numër i ulët i prekjes së fëmijëve”, tha ndër të tjera Mira Rakacolli.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj