Google search engine
Home Aktualitet Gjysma e Tiranës do të mbetet sot 4 orë pa drita, OSHEE...

Gjysma e Tiranës do të mbetet sot 4 orë pa drita, OSHEE njofton se në cilat zona do të ketë ndërprerje të energjisë

0
251

OSHEE njofton se disa zona të kryeqytetit do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike këtë të premte, si pasojë e punimeve.

Ndërprerja e energjisë elektrike vjen për shkak të remontit të parashikuar në NST “Uzina Dinamo”.

Kështu, ndërprerje energjie do të ketë pjesërisht në Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, rruga “Jordan Misja” Perim Patatet), ish Uzina Dinamo, Rruga  “Siri Kodra” (Zona pranë Nënstacionit Tirana 1 220kV), zona pas Spitalit të Traumës, zona pranë ish-parkut te Autobusëve në rrugën “Don Bosco”, rruga “Vangjel Noti”,  Babrru, Zona e Kodrës se Kuqe, Bathore.

Sa i takon orarit, stakimi i energjisë do të nisë në orën 09:00 deri në 13:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here