Albana Hana, vajza e ish prokurorit të njohur Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.
Ajo për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj në Rrajcë ku mikpritja e banorëve, për vajzën e tyre, ishte e jashtëzakonshme:
“Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës.Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera. Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri.
Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë Brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë.
Në kuadër të procesit “Deputeti që duam” u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana.Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës.”-tha Balla.









































