Emisioni “Stop” sjell sonte të tjera situata të rënda, që janë zhvilluar në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose Covid 2.
Viktima, që ndërroi jetë në këtë spital, në fund të dhjetorit, i është përgjëruar Tires për shërbime, që duhet t’i kishte në spital në një kohë, që vajza e pacientes, i jepte para Tire Alldervishit, për t’i shërbyer të ëmës.
Ajo, që tregon materiali i sotëm nuk tregon vetëm, që Tirja merrte para për shërbimin e munguar. Sipas mesazheve që do publikohen pacienti është lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires.










































