Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetj, ka mbajtur një konferencë me gazetarët për programin e Rindërtimit. Kryeministri iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve për çështjet e nxehta politike dhe ekonomike.
Rama në fjalën e tij ka goditur fort opozitën. Rama tha se çuarja për skrap e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte projekt i përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, por sipas tij, ky i fundit e tradhtoi.
“Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta cuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë cfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta“, tha Rama në konferencë me mediat.
Pyetje: në 2017 ju ndërtuar një fushatë të gjerë me moton kryesire për të çuar LSI për skrap. ndërkohë së fundmi disa vfigura të lsi i keni pranuar më partinë tuaj, mes tyre dyu ninhistra të rëdnësishëm e jetë gjatë si Lefter Koka e Nasip Naco, cfarë ndodh këta njerëz jaën abuziv kur janën pranë kryemadhit e metës? e kur vijnë pranë jush iu aktivizohen vetitë e mira? Si ndodh ky ndryshim perceptim oër individët
RAMA: Ke dëgjuar ti ndonjëherë që të flas për këta njerëz si abuziv?
Pyetje: Ishin pjesë e tepsisë?
RAMA: Ou?
Pyetje: Nëse ishin ministra që qeverisnin me ju e për atë parti, nëse e kemi kuptuar gabim, unë tërhiqem.
RAMA: Ti duhet të tërhiqesh duke pranuar ti gabimin sepse çuarja për skrap e LSI, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por i tradhëtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhëtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt.
Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta.
Kështu që e e impostuar gabim atë opinionin që dhe. LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu s’është çështje personazhesh, unë besoj e besoj gjithmonë që s’janë njerëzit që korruptojnë sistemet por sistemet njereëzit, e të njëjtët njerëz në sisteme të ndryshme sillen ndryshe, keni prova plot. Unë besoj që LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet, unë kështu besoj kam besuar dhe besoj.









































