Google search engine

    Kuvendi u thotë ‘jo’ detektivëve privatë për zbulimin e tradhtive bashkëshortore dhe të fshehtave të tjera

    0
    297

    Komisioni i Sigurisë Kombëtare dhe Komisioni i Ligjeve kanë rrëzuar sot projektligjin për ngritjen dhe organizimin e shërbimit të detektivit privat në Shqipëri, një shërbim zbulues që po zhvillohet vitet e fundit. Nisma ligjore e propozuar nga deputeti Selami Jenisheri, parashikonte përfshirjen e profesionit të detektivit apo agjentit të fshehtë, si pjesë të ligjit të vitit 2014, për shërbimin privat të sigurisë fizike. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, duke argumentuar rrëzimin e projektligjit, u shpreh se profesioni i detektivit privat nuk ka asnjë lidhje me shërbimin privat të sigurisë fizike. Deputetja Felaj tha se çështje e spiunëve privatë mund të rregullohet me një ligj të veçantë.

    “Qëndrimi nuk ka të bëjë me përmbajtjen se sa me konceptin në vetvete. Akti për shërbimin e detektivit privat nuk ka pikëprerje me shërbimin privat të sigurisë fizike. Aktualisht qenia detektiv privat konsiderohet profesion i lirë dhe një profesion që ushtrohet përmes licencimit, shprehur në një vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithmonë në publik ka qenë e hedhur ideja se duhet të ketë një ligj të veçantë për këtë profesion të lirë. Para disa vitesh ishte në fillimet e veta, por sot me sa duket është zgjeruar si profesion. Këtë njerëz kanë një shoqatë të detektivëve privatë si dhe kanë një shkollë për detektivët privatë”, tha Felaj.

    Në Shqipëri janë licencuar mbi 50 detektivë privatë. Ata paguhen nga qytetarë të ndryshëm për shërbim zbulues. Provat e tyre përdoren edhe në procese gjyqësore. Tarifa është 30 euro ora, ndërsa sa i takon misionit zbulues, mbizotërojnë tradhtitë bashkëshortore.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here