Google search engine
Home Aktualitet Digjen gjatë mesnatës tre makina në garazhin e një pallati në Tiranë,...

Digjen gjatë mesnatës tre makina në garazhin e një pallati në Tiranë, Policia jep detajet e para

0
296

Tre automjete raportohet se janë djegur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesnatë në zonën e Liqenit të Thatë në garazhin e një pallati në ndërtim.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here