U përplas me murin dhe i ndërroi jetë shoqja pasagjere, arrestohet 22 vjeçarja në Vlorë, ja çfarë thotë Policia

    0
    175

    Ditën e  sotme ka rënë në prangat e Policisë, Silvana Muho, 22 vjeçe, pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar aksidentin në rrugën Vlorë-Fier, ku mbeti e vdekur shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

    Sipas njoftimit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja Anxhela Çapo 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por shtetasja Silvana Muho 22 vjeçe.

    Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip Hyundai, kjo shtetase ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të rrugës.

    Për pasojë, nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

    Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Veliu, 19 vjeç.

    Ky shtetas më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, polici Nuri Malaj 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here