Grabitja e farmacisë pranë ‘Sami Frashërit’ në Tiranë, autori dyshohet se kishte kishte pistoletë lodër

0
215

Një farmaci pranë shkollës Sami Frashëri në Tiranë është grabitur. Autori i grabitjes ka arritur të parë një shumë parash në pjesën e banakut ndërsa dyshohet se ka përdorur armë lodër për të trembur farmacisten.

Nuk dihet nëse ai ka bashkëpunëtorë të tjerë, por brenda farmacisë ka hyrë dhe ka vepruar i vetëm. Policia ka ngritur disa pika kontroli për të kapur autorin. Ndërkaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë brenda farmacisë dhe tek bizneset përreth. Mediat kanë publikuar foton e shkëputur nga kamera e sigurisë brenda farmacisë ku shihet i maskuar me kapuç, maskë dhe bluze ngjyrë gri, ndërsa në dorë mban një armë e dyshuar si lodër.

Dyshohet se autori është njëjti person që kreu grabitjen të Kredo.al në rrugën Bardhyl me 21 janar, si dhe grabitjen e një farmacie në rrugën “Zhan D’ark” më 23 janar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

?Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here