Me pushime në Zvicër, ja sa euro shpenzon Nora Istrefi vetëm për një veshje

0
401

Ditën e djeshme Nora Istrefi zbuloi se ishte arratisur për disa ditë pushime në Zvicër me vajzën, Renee dhe nënën e saj. Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i kurseu disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se po i shijon pafund këto pushime. Në fotot e videot e publikuara për fansat, ato janë shfaqur në pishinë dimërore teksa Renee shijonte zhytjet dhe mami Nora panoramën e mrekullueshme me dëborë.

Nora publikoi edhe disa imazhe të saj, në të cilat si çdo herë tjetër shfaqej në formë perfekte dhe shumë seksi. Ajo shihej e veshur me një “jumpsuit” në ngjyrë të zezë, dorashka, xhup dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë. Pavarësisht se veshja duket shumë e thjesht, sepse e tillë duhet të jetë në pushimet dimërore, ka kushtuar sa qimet e kokës.

Një faqe në Instagram ka mësuar se Nora ka shpenzuar në total 2.300 euro për veshjen e saj në këto pushime. Vetëm kostumi për ski kushton 650 euro, ndërsa xhupi i zi 1.370 euro.

Në fakt të tilla shpenzime, në shuma kaq të mëdha nuk kanë munguar kurrë nga Nora Istrefi, duke qenë se këtë ja lejojnë edhe të ardhurat që fiton nga profesioni. Gjithsesi shpenzimet e saj nuk kanë qenë kurrë të kota, sepse duhet pranuar se Nora nuk ka zgënjyer kurrë me look-un e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here