Ministrja Denaj: Sa u rritën pagat për Policinë, Arsimin dhe mjekët

0
47

Paratë e shqiptarëve në vit zgjedhor, pensione, rroga apo rrugë?

Kjo ishte tema në emisionin ‘Java në RTSH’ këtë të premte ku Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj komentoi situatën ekonomike.

Lidhur me dy nga kolonat më të rëndësishme që masin performancën e një qeverie, pagat dhe konsumi, Denaj tha se, sa i përket pagave bëhet fjalë për një rritje për funksion.

Por, sipas saj, kjo nuk është rritja e parë në rreth 8 vite qeverisje të kryeministrit Rama.

Qeveria e ka pasur gjithnjë në vëmendje, qoftë edhe për punonjësit e policisë. Nëse marrim në konsideratë që nga viti 2013, nga 58 mijë, sot e kanë pagën mbi 80 mijë.

Nga 61 mijë në 72 mijë janë sot arsimtarët dhe mjekët gjithashtu me rritje të konsiderueshme.

Pra rritja është diku te 56% në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje e konsiderueshme u ratifikua vitin e kaluar në Parlament“, tha ministrja Denaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj