Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë

0
245

Juventus ka fituar Superkupën e Italisë falë golave të Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas. Rrjeta e gjetur nga portugezi është domethënëse pasi tashmë Cristiano Ronaldo hyn në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Plot 760 gola ka shënuar Ronaldo, duke kaluar Josef Bican. Nga ana tjetër juventinët përballë kishin Napolin sot në stadiumin neutral ”Mapei” dhe gjithë ndeshja u vendos në pjesën e dytë. 
Ishte Bakayoko ai që pa vetëdije çoi topin drejt portës së tij, dhe aty Ronaldo nuk e pati të vështirë të shënonte. Më pas në fund rezultatin e vulosi Morata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here