Trump ndjek traditën, i shkruan një letër Joe Biden

0
183

19:04 / 20 Janar, 2021 0

Presidenti Donald Trump mbajti traditën ditën e sotme dhe i shkruajti një letër Presidentit të ardhshëm Joe Biden. Dailymail shkruan se shënimi u la në Tavolinën e Rezolutës në Zyrën Ovale.

Përmbajtja e saj është e panjohur për publikun dhe do të prezantohet vetë nga Biden kur të marrë detyrën.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here