Rezart Prifti nxjerr prapaskenat, tregon arsyet pse u largua nga Nisma “Thurje”

0
268

Eksperti i ekonomisë Rezart Prifti, tregoi arsyet që çuan në largimin e tij nga Nisma “Thurje”.

Ai tha se u tërhoq pasi nuk mund të pretendonte të sillte ndryshim me metoda të vjetra.

“Unë tentova të bashkoja Nismën me disa lëvizje të tjera, por gjatë rrugës i urova suksese Nismës, për arsye sepse unë nuk dua të operoj në mënyra të vjetra, të mendoj në mënyra të vjetra dhe të merrem me mendësi të vjetra. Unë u tërhoqa sepse nuk mund të pretendoj të bëj të re me metoda të vjetra. Nuk duroj dot fushata si në vitin 1993, me dërgim kutish tek të përmbyturit, me mungesë diskutimesh dhe transparence”, tha Prifti për A2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here