Ngjarje e rëndë/ Të gjithë nxënësit dalin të alarmuar me urgjencë nga shkolla në Tiranë, 4 prej tyre përfundojnë në spital

0
239

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në mëngjes në një shkollë në Tiranë, ku 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here