Ende pa u shuar jehona e “Tires së Sanatoriumit”/‘Stop’ plas një tjetër skandal të ri, shkon të shërohet nga Covidi, por vdes dhe grabitet në spital

0
300

Një tjetër skandal pritet të publikohet ditën e sotme në lidhje me sistemin Shëndetësor në emisionin “Stop”.

Një pacient është shtruar në spital, për t’u kuruar nga covid 19, por ai ka ndërruar jetë pak ditë më pas. Familjarët denoncojnë, se pacienti është grabitur në spital, kur ishte në kushte intubimi. Ata tregojnë, se i janë drejtuar organeve kompetente, por asgjë nuk është bërë, ndaj emisioni “Stop” i ka mbetur si shpresa e vetme.

Ky skandal i ri vjen, kur ende nuk është shuar jehona e “Tires së Sanatoriumit”, që i mori miliona lekë vajzës së një pacienteje, për t’u kujdesur për të ëmën.

Por kjo e fundit ndërroi jetë, dhe sic i thoshte të bijës, e linin pa bukë e ujë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here