Ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese, SHBA do të vazhdojë…

    0
    185

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

    Znj.Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

    Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

    STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

    Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here